Bota

Darka në Bruksel, Kurti: Me Vuçiç do të takohem në Qershor, Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat me BE-në  

18 Maj 2021, 21:32 Nga DOSJA
Darka në Bruksel, Kurti: Me Vuçiç do të takohem në

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar darkën me liderët e ballkanit Berëndimor në Bruksel. Gazeta Ekspress shkruan se Kurti ka thënë se 3 vlera duhet t’i përmbahen vendet e rajonit për të vazhduar rrugën evropiane duke përmendur demokracinë, sundimin e ligjit si dhe ballafaqimi me të kaluarën.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejt nëse i përmbahen 3 vlerave: demokratizimi, sundimi i ligjit – luftohen oligarkitë ne ekonomi dhe e treta ballafaqimin me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale kriminelët e luftës e paqes. Edhe më tej, në Ballkanin Pernëdimor kemi edhe kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione. Përgjegjësit për të cilët dhe shumë fajtorëve vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka thënë se takimi me Presidenin serb Aleksandër Vuçiç do të bëhet në muajin qershor, ndërkohë që ka thënë se Kosova ka nevojë që të liberalizohen vizat nga BE-ja si dhe për investime ekonomike.

“Kësisoj, në rastin e Serbisë në vend që të vije presidenti, erdhi kryeministrja, por gjithashtu do të vazhdohet me këto takime, takimi i radhës do të mbahet në Ballkan në njërin prej vendeve do jetë vendi nikoqir. Theksi ishte tek Ballkani Perëndimor tek Bashkimi Evropian për nevojen e afateve ne të ardhmen në mënyrë që sa më shpejt të gjitha vendet.. Unë kam vënë theksin në veçanti tek çështja e nevojës për liberalizim të vizave. Ne kemi nevojë edhe për investime në ekonomi, të cilat në përgjithësi e zvogëlojnë emigrimin dhe e ngrisin punësimin,” tha Kurti.

LAJMI KRYESOR: Marrëdhëniet e BE-së me BP-në/ Darka mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe shefit të diplomacisë Evropiane, Borrell: Ishte takim informal, folëm për situatën në rajon

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti darka me liderat e ballkanit perendimor albin kurti darka me liderat e ballkanit perendimor

Sondazh

Poll