Bota

Darka në Bruksel, Varhelyi: Është një hap i rëndësishëm për ne, ky është viti i Ballkanit Perëndimor 

18 Maj 2021, 21:06 Nga DOSJA
Darka në Bruksel, Varhelyi: Është një hap i

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka komentuar darkën e sotme në Bruksel së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në një video që ka hedhur në Twitter, Varhelyi është shprehur se kjo darkë ishte shumë e rëndësishme dhe se ky vit do të jetë i Ballkanit Perëndimor. Ai është shprehur se kanë çdo gjë në dorë për të shpallur këtë vit të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, duke përshpejtuar procesin e hapjes së negociatave si dhe rrëgulluar marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për ne që ky të jetë viti i Ballkanit Perëndimor, kemi shumë për të punuar dhe për të arritur së bashku, dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë qoftë për marrëdhëniet bilaterale, qoftë për dialogun Serbi-Kosovë dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare. Përshpejtim i procesit për ato vende që i kanë hapur tashmë negociatat dhe aplikimin e metodologjisë së re. Ne kemi në dorë të gjithë letrat e duhura dhe duhet t’i përdorim ato në formën e duhur që këtë vit ta shpallim vitin e Ballkanit Perëndimor,”tha Varhelyi.

LAJMI KRYESOR: Marrëdhëniet e BE-së me BP-në/ Darka mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe shefit të diplomacisë Evropiane, Borrell: Ishte takim informal, folëm për situatën në rajon

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota darka me liderat e ballkanit perendimor olivér várhelyi darka me liderat e ballkanit perendimor olivér várhelyi

Sondazh

Poll