Bota

SHBA/ Milioneri 53-vjeçar seks të shfrenuar në ajër me minorenen, përdor komandën autopilot

21 Maj 2019, 07:01 Nga DOSJA
SHBA/ Milioneri 53-vjeçar seks të shfrenuar në ajër me

SHBA- Një biznesmen milioner është duke u përballur me dënimin me 5 vjet burg,  pasi ai pranoi të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një nxënëse, ndërsa po fluturonte me avionin e tij privat.

Stephen Bradley Mell vuri aeroplanin e tij në autopilot për të kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren në ajër, sipas dokumenteve të gjykatës.

Tregtari i bonove në New Jersey ishte afruar nga nëna e viktimës, pasi ai iu jepte mësimet fluturuese të rinjve.

53-vjeçari do vuajë dënimin me të paktën pesë vjet burg, pasi pranon akuzat për angazhim në udhëtimet ndërshtetërore për sjellje të paligjshme seksuale dhe marrjen e pornografisë së fëmijëve.

Ai kishte një helipad në shtëpinë e tij, kishte në pronësi disa avionë dhe drejtoi një fondacion bamirës, ​​Air Lifeline, i cili lejoi familjet e fëmijëve me probleme shëndetësore të fluturonin kudo në SHBA për trajtim.

Burimi: The Independent

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota milioneri 53 vjecar seks ne ajer shba stephen bradley mell milioneri 53 vjecar seks ne ajer shba stephen bradley mell

Sondazh

Poll