Bota

Video-skandali i korrupsionit në Austri, ministrat e FPO japin dorëheqjen, qeveria në kaos

20 Maj 2019, 20:29 Nga DOSJA
Video-skandali i korrupsionit në Austri, ministrat e FPO japin

Të gjithë ministrat nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë të Austrisë (FPÖ) kanë dhënë dorëheqjen, duke shkaktuar kaos në qeverinë austriake, pasi FPÖ përbën gjysmën e kabinetit të vendit.

Ishte udhëheqësi i Partisë së Lirisë Heinz-Christian Strache, i cili njëkohësisht mbante postin e zëvendës-kancelarit, që u detyrua të japë dorëheqjen i pari.

Strache u shfaq në një video skandal ku u zbulua vjedhja e zgjedHjeve të vitit 2017. Ish-zv/kancelari u filmua teksa bisedonte për blerje votash me një manjate ruse dhe me një tjetër politikan.

FPÖ paralajmëroi një dorëheqje masive të hënën, nëse Ministri i Brendshëm Herbert Kickl do të detyrohej të largohej gjithashtu, shkruan BBC.

Kancelari Sebastian Kurz dha gjithashtu dorëheqjen duke bërë thirrje edhe për zgjedhje të parakohshme. Gjatë fundjavës Kurz bëri gjithashtu thirrje për largimin e ministrit Kickl.

Skandali video vjen në një kohë veçanërisht të vështirë për partinë. Votuesit në të gjithë BE-në pritet të shkojnë në votime më 23-26 maj, në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Ende nuk dihet se kush e ka regjistruar videon e publikuar të premten dhe as se kush e organizoi këtë takim.

Deri më tani dyhsohet se ky takim që zbuloi skandalin është zhvilluar në një vilë në ishullin spanjoll të Ibizas në korrik 2017 – përpara se FPÖ të bashkohet me qeverinë e re.

Presidenti austriak Alexander van der Bellen bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në shtator. Kancelari Kurz tha se partia e tij ishte “e tronditur” nga sjellja e z. Strache, të cilin ai e quajti “një qasje e gabuar në politikë”.

Kurz theksoi më tej se ky skandal dëmtoi reputacionin ndërkombëtar të Austrisë, dhe kërkoi një hetim të plotë, duke thënë se videoja mund të ketë pasoja kriminale.

Të shtunën z. Kurz tha se kjo nuk ishte hera e parë që kishte pasur vështirësi me FPÖ.

“Edhe nëse nuk u shprehëm publikisht në atë kohë, ka pasur shumë situata që kam hasur vështirësi, që mezi i kam gëlltitur. Pas videos të djeshme, duhet të them mjaft sinqerisht: Mjaft është mjaft,”- tha Kurz.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, tha se BE-ja “e ndoqi me mosbesim, si udhëheqës i një partie politike, duke u negociuar për qasje në media dhe institucione, në këmbim të fondeve nga benefaktorët e jashtëm që në mënyrë të qartë nuk kanë interesin më të mirë të evropianëve”.

Rusia ka mohuar të ketë ndonjë përfshirje. “Ky është një incident që nuk ka dhe nuk mund të ketë asgjë të bëjë me ne”, tha zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitri Peskov.

Në vitin 2016, FPÖ nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi afatgjatë me partinë e Bashkuar të Rusisë, Putin, duke përfshirë përpjekjet e përbashkëta për të “vendosur një frymë patriotike në brezin e ri”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota austri ebastian kurz japin doreheqjen ministrat e fpo skandali ne austri strache video-skandali i korrpsionit austri ebastian kurz japin doreheqjen ministrat e fpo skandali ne austri strache video-skandali i korrpsionit

Sondazh

Poll