Bota

I shoqi iu arrestua për 400 kg kokainë, flet gruaja e shoferit të kamionit: Veç 400 euro kam në shtëpi që mi ka sjellë d

18 Maj 2021, 17:09 Nga DOSJA
I shoqi iu arrestua për 400 kg kokainë, flet gruaja e shoferit të

KOSOVË– Gruaja e shoferit të kamionit në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogamë kokainë është e binsur për pafajësinë e bashkëshortit të saj. Në një prononcim për Klan Kosova, duke mbuluar fytyrën, ajo ka thënë se në shtëpi i kanë shkuar dhjetëra efektivë për të kontrolluar por u ka treguar se ka vetëm 400 euro të cilat ia ka sjellë i biri dhe asnjë shumë tjetër parash që mund të ngjallë dyshime.

Bashkëshortja e drejtuesit të kamionit thotë se i shoqi nuk ka rrogë fikse, por paguhet nga 80 euro për çdo rrugë që bën. Ajo shton se i shoqi jo vetëm që nuk ka gisht në trafikun e kokainës, por madje as nuk ka pasur dijeni se çfarë kishte kamioni brenda tij.

“Dy vetë kaluan për dritare bashkë me burrin, i ranë ziles dy herë i thashë hyn po nuk erdhi, kur dola i pashë disa persona, burrit ia kishin lidhë duart, ndërsa mu më thanë a keni diçka të jashtëligjshme i thashë jo, hyni mund të kontrolloni. Rreth 10 persona kontrolluan të gjitha dhomat, mua më thanë ulu dhe më pyetën sa para i ke, i thashë 400 euro aq sa i ka pru djali prej rrogës që ka marrë. Pyetën se ku e kam dukatin, ia tregova, nisën me kontrollu por nuk e disha pse po ndodhë kjo, i pyeta dhe njëri nga ta më tha se ligj e kanë. Nuk kanë lënë vend pa kontrolluar në shtëpi… kur zbritën shkallëve në korridor, i pyeta se gjithë këtë kontroll e keni bërë, burri i ka duart e lidhura, a nuk bën unë si gruaja e tij ta dijë arsyen? Burri tha se unë flas veç një fjalë, e kanë zënë firmën gabim dhe për atë kanë ardhur të kotrollojnë. Ata e konfirmuan këtë gjë duke thënë se ai është shofer dhe e kemi për detyrë që ta kryejmë këtë kontroll.

Përsëri hynë nëpër dhoma dhe kontrolluan nëse çdo gjë është në rregull, ndërsa më pyetën nëse kam vërejtje për sjelljen e tyre. Unë jam 100 për qind e sigurt se burri është i pastër në këtë punë, pasi që ai punën që e bën e ka rrogë, nuk është marrë me vepra të këqija, ndërsa rrogë fikse nuk ka pasur, është paguar nga 80 euro për bartje. Ky veç shofer është, çkado që ngarkohet aty, burri nuk e di. Ai tani po qëndro në Podujevë, vajza ka shkuar deri aty për t’i dhënë diçka, por që nuk i është lejuar të hyjë brenda. Nëse punojnë drejt, unë jam shumë rehat, e nëse punojnë me dallavere nuk e di se çfarë të besoj,”- ka thënë e shoqja e shoferit.

Droga u sekuestruara mesditën e djeshme në komunën e Lipjanit, ku edhe kishte mbërritur prej gati 2 javësh.Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, duke shtuar se biznesi nuk kishte mjete. 400 kg kokainë u ndoqën nga DEA dhe u lanë të kalonin me urdhërin e tyre, por askush nuk u paraqit të tërhiqte kokainën. Shtatë persona janë lënë në burg në lidhje me ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kapet 400 kg kokaine ne kosove kapet 400 kg kokaine ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2021, 14:52

KOSOVË– Beqir Kastrati, 40 vjeç, është vrarë me armë zjarri në Pejë. Mediat e Kosovës shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15 e ...