Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për vrasje në tentativë, arrestohet 29-vjeçari në Kavajë

18 Maj 2021, 12:54 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim për vrasje në tentativë,

KAVAJË– Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Kavajë.  I arrestuari është A. J., banues në Kavajë. Policia bën me dije se ky person është arrestuar për shkak se Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë: 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë egzekutimi i urdhërit të Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për shtetasin në kërkim A. J., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari vrasje e mbetur ne tentative arrestohet 29 vjecari vrasje e mbetur ne tentative

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 11:57

LAÇ– Një i moshuar ka marrë çiften dhe ka dalë ditën e sotme në rrugë me të. Në momentin që është pikasur, ai është ndaluar nga polici i qarkullim...