Aktualitet

18 Maj 2021, 13:25 Nga DOSJA

TIRANË– Një burrë është asfikuar mesditën e sotme si pasojë e zjarrit që përfshiu apartamentin ku ajo jeton. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Myslym Shyri”, në katin e gjashtë të një pallatit.

Burri ndodhej në banesë në momentin kur apartamenti u përfshi nga flakët dhe nuk mundi të dilte që aty. Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shpëtimin e burrit në fjalë si dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Pronari i banesës është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dosja.al ka siguruar pamjet ku shihet që forcat zjarrfikëse janë futur në apartamentin e një fqinji dhe përmes dritares së një prej dhomave kanë hedhur ujë për të shuar flakët. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por paraprakisht raportohet se ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjet apartamenti ne myslym shyri zjarr ne tirane digjet apartamenti ne myslym shyri zjarr ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 11:57

LAÇ– Një i moshuar ka marrë çiften dhe ka dalë ditën e sotme në rrugë me të. Në momentin që është pikasur, ai është ndaluar nga polici i qarkullim...