Aktualitet

Plagosja e 29-vjeçarit që ruante kanabisin me armë, reagon SHÇBA: Veprimi i policit ishte i rregullt, është shpallur në k

18 Maj 2021, 13:03 Nga DOSJA
Plagosja e 29-vjeçarit që ruante kanabisin me armë, reagon

FIER– Pas përplasjes me armë ditën e djeshme në Cakran të Fierit mes policisë dhe 29-vjeçarit Griseld Shpataraku, ku mbeti i plagosur ky i fundit, ka ardhur reagimi i SHÇBA-së.

Sipas SHÇBA, veprimet e policëve janë të rregullta juridikisht, në përputhje me procedurat standarde të përdorimit të armës, ku u plagos i riu, duke qenë tërësisht në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Ndër të tjera sqarohet se personi që ruante kanabisin i është bërë thirrje disa herë të ndalonte, por ai ka bërë rezistencë dhe ka mbushur armën për të qëlluar në drejtim të policëve. Në vendin e ngjarjes u gjetën 1 automatik, 180 fishekë, rreth 270 gota të mbjella me fidanë të bimës Kanabis Sativa, dhe dy parcela me 23 bimë të mbjella në tokë dhe 1 telefon celular.

Një nga policët e plagosi në shpatull 29-vjeçarin, teksa bashkëpuntori i tij është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i SHÇBA:

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, si edhe struktura të DVP Fier referuan materialet pranë Prokurorisë Fier për arsye se në vendin e quajtur pylli i fshatit Gjorgoz, në Njësinë Administrative Cakran, Grupi i Monitorimit dhe Kontrollit të Territorit gjatë ushtrimit të detyrës bazuar mbi planet për evidentimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka kapur në flagrancë një person të panjohur, të armatosur.

Grupi i Kontrollit të policisë mbështetur në Planin e Veprimit të DVP Fier dhe në Urdhërin “Për ngritjen e Grupit të Kontrollit të territorit për kultivim të bimëve narkotike”, në bashkëpunim me Rojtarin e Pyllit, përfaqësues i Institucionit të pushtetit vendor, janë ndeshur me një person i cili ka drejtuar armën automatike.

Në këtë moment, pasi punonjësit e policisë kanë parë veprimin e tij, i kanë bërë disa herë thirrje të ndalonte, por personi ka shfaqur rezistencë duke mbushur armën për të qëlluar në drejtim të tyre.

Në kushtet e një situate të tillë, punonjësi i policisë ka qëlluar në drejtim të personit të armatosur duke e plagosur atë në shpatull.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme u arrestua në flagrancë shtetasi G. Sh., 29 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit uftarak” dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje u shpall në kërkim bashkautori tjetër, i cili ka mundur të largohej nga vendi i ngjarjes, shtetasi A.R., 23 vjeç, banues në Patos.

Në vendngjarje u kryen të gjitha veprimet proceduriale, si dhe u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

Nga hetimet paraprake të kryera në vendngjarje dhe nga deklaratat e dëshmitarëve u arrit në përfundimin se veprimet e punonjësit të policisë klasifikohen si të rregullta juridikisht dhe në përputhje me procedurat standarde të përdorimit të armës, duke qenë tërësisht në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Por çfarë ndodhi dje?

Paraditen e djeshme, 29-vjeçari ishte duke punuar në një parcelë që kishte mbjellë me kubikë kanabisi që ishin gati për mbjellje në zonën e Cakranit në Fierit, në momentin kur një patrullë policie shkoi për kontroll. Shpataraku nuk pranoi që policia të ushtronte kontrollin dhe menjëherë rrëmbeu armën e zjarrit, tip kallashnikov me të cilën kërcënoi efektivët  për tu larguar. Policët bënë neutralizimin e tij duke e qëlluar me plumb në shpatull. Ai u transportua në spitalin e Fierit dje dhe tashmë pritet të marrë ndihmë të specializuar në kryeqytet.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet griseld shpataraku shçba griseld shpataraku shçba

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 11:57

LAÇ– Një i moshuar ka marrë çiften dhe ka dalë ditën e sotme në rrugë me të. Në momentin që është pikasur, ai është ndaluar nga polici i qarkullim...