Aktualitet

Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, prokuroria e Kosovës dorëzon kërkesën për paraburgim ndaj 7 të arrestuarëve

18 Maj 2021, 12:39 Nga DOSJA
Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, prokuroria e Kosovës

KOSOVË– Prokuroria e Kosovës ka dorëzuar ditën e sotme në Gjykatë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë të arrestuarve për kapjen e 400 kg kokainë ditëne  djeshme në Lipjan.

Lajmin për dorëzimin e kërkesës e ka dhënë prokurori i çështjes, Valdet Gashi, i cili tha se ende nuk është caktuar data e mbajtjes së seancës nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Droga u sekuestruara mesditën e djeshme në komunën e Lipjanit, ku edhe kishte mbërritur prej gati 2 javësh. Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, duke shtuar se biznesi nuk kishte mjete. 400 kg kokainë u ndoqën nga DEA dhe u lanë të kalonin me urdhërin e tyre, por askush nuk u paraqit të tërhiqte kokainën. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se përveç lëndës narkotike janë gjetur dhe sekuestruar armë, fishekë, makina dhe 6 elefona celularë e po aq kompjutera. Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se brenda kamionit kishte gjetur dy pistoleta, njëri tip “TT” dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62, dhe pranë tyre u gjetën edhe 25925 € para ‘cash’.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kapet 400 kg kokaine ne kosove kokaine ne kosove kapet 400 kg kokaine ne kosove kokaine ne kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 11:57

LAÇ– Një i moshuar ka marrë çiften dhe ka dalë ditën e sotme në rrugë me të. Në momentin që është pikasur, ai është ndaluar nga polici i qarkullim...