Politike

‘Zbutet’ kriza me të shoqin? Rudina Hajdari pozon e qeshur në kafenetë e New Yorku-t, shkon në SHBA pas dështimit në z

18 Maj 2021, 13:41 Nga DOSJA
‘Zbutet’ kriza me të shoqin? Rudina Hajdari pozon e qeshur

SHBA– Deputetja Rudina Hajdari ka vendosur të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas dështimit në zgjedhjet e 25 prillit, ku nuk arriti të merrte asnjë mandat. Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shihet e buzëqeshur teksa pozon në një nga kafenetë në New York.

Vetë deputetja nuk bën me dije nëse ky kthim në vendin ku ka qëndruar për shumë vite, do të jetë i përhershëm apo ka marrë vetëm disa ditë pushimi. Kjo vizitë mund të jetë dhe një sinjal për rikthimin pranë bashkëshotit të saj, me të cilin vetë Hajdari rrëfeu në fillim të këtij viti se po kalonte një krizë e një moment shumë të vështirë në martesën e saj.

Hajdari u kthye të jetonte në Shqipëri, ku dhe u angazhua politikisht. Ajo kandidoi për deputete në listën e partisë Nisma Thurje por nuk arriti të siguronte asnjë ulëse në Kuvendin e Shqipërisë duke mbetur jashtë tij. Hajdari është e martuar me Muçjon Demirajn dhe bashkë kanë një vajzë që quhet Sihana.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mucjon demiraj rudina hajdari mucjon demiraj rudina hajdari

Sondazh

Poll