Politike

KAS rrëzoi kërkesën për parregullsitë në Vlorë/ Ivi Kaso: S’duan të bëjnë transparencë!  U vendos një standard i

18 Maj 2021, 11:46 Nga DOSJA
KAS rrëzoi kërkesën për parregullsitë në

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka ngritur akuza ndaj vendimeve të marra nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Në fjalën e tij, gjatë një prononcimi për media, Kaso tha se sot me rrëzimin e kërkesës për qarkun e Vlorës vendosi standard të dyfishtë duke bërë krahasimin me pretendimet e Partisë Socialiste, të cilat u pranuan. Ndër të tjera, Kaso nuk i kurseu akuzat ndaj KAS duke pretenduar se po ndiqnin një linjë, e cila pengonte partitë për të provuar pretendimet e tyre lidhur me shkeljet e gjetura në procesin zgjedhor të 25 prillit. Megjithatë ai shtoi se PD do të vijojë të depozitojë ankimime.


PJESË NGA KONFERENCA:

Ivi Kaso: Shqyrtimi i kërkesës sonë në Vlorë, për të tretën herë KAS me shumicë votash ka refuzuar kërkesën për marrjen e provave. PD ka kërkuar dhe gjenden në disponiblitetin e insitutcioenev të ndryshme. Provat e kërkuara nga ne janë thelbësore për të verifikuar masakën e 25 prillit. Dëshmojnë çdo aspekt të sjelljes së institucioneve në këtë proces zgjedhor. Sjellja që sipas evidencave që disponojmë ka qenë në kundërshtim me ligjin. Kjo kërkesë e refuzimit që iu bë sot marrjes së provave nga ana e KAS është më e domosdoshme se kurrë për të zbuluar dimensionin e plotë të masakrës zgjedhore. Pasi për shkak të provave që po merren në këtë proces, veçanërisht të opozitës ditë pas dite po dëshmohen parregullsi dhe shkelje të ndryshme. Prandaj kërkesa dhe nevoja për administrimin e të gjitha provave dhe veçanërisht të sjelljes së insitutcioneve sot është ulëritëse. Dhe heshtja e KAS është një shkelje e çdo standardi zgjedhor. Çdo veprim i KAS për të hedhur poshtë kërkesat tona për marrjen e këtyre provave shkon në drejtim të kundërt me transparencën dhe interesin e qytetarëve për të mësuar çfarë ka ndodhur në procesin zgjedhor që po e lëmë pas. U vendos një standard i dyfishtë ku vetë anëtarët kërkuan hetim të plotë për pretendimin e PS lidhur me zgjedhësit që votuan më shumë se një herë. Dhe po nga ana e tyre nuk pranuan kërkesën e opozitës për të marrë prova të domosdoshme. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë dhe me kërkesat tona për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në zona të tjera zgjedhore. Nuk do të reshtim së bëri publike faktet dhe provat.

Nisur nga kjo që po thoni edhe për qarqet e tjera do të ketë ankesa? Do të ndryshojë apo do të vijojë e njëjta gjendje?

Ivi Kaso: Ne ashtu siç na është kërkuar, nuk duhet të kemi paragjykim. Çdo proces ankimor e nisim pa paragjykim duke shpresuar që KAS të provojë se e kemi ne gabim. Në çdo vendimmarrje shpresojmë që të provojnë që ne i kemi gabimi që paragjykojmë. Del qartë që nuk jemi ne. KAS ka linjë për të mos bërë transparencë. Ne kemi pritshmëri të ligjshme që KAS të bëjë atë që duhet të bëjë për rinumërim e rivlerësim të votave të caktuara në qarkun e Beratit, më pas është cështje vullneti të qytetarëve që gjendet në kutitë e votimit, nëse vullneti shkon në drejtim të njërit apo tjetrit subjekt politë s’kemi asnjë kundërshtim apo koment, por që vullneti i qyterarëve mos tjetërsohej. Do kemi nesër mundësi shpresojmë që të shohim si është vullneti i vërtetë i qytetarve, e kur sovrani të ketë folur askush s’do ketë të drejtë të komentojë.

Në mbledhjen e sotme të KAS u vendos që të shtyhej vendimin për Gjirokastrën dhe Beratin, ndërsa anëtarët rrëzuan kërkesën e PD-së për parregullësitë në Vlorë. Në mbledhjen e sotme, gjithashtu u pranua pretendimi i LSI-së për verifikim të të dhënave.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ivi kaso kas 18 maj 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 ivi kaso kas 18 maj 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll