Aktualitet

EMRI/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 31-vjeçari me qëllim ekstradimi drejt Italisë

18 Maj 2021, 11:20 Nga DOSJA
EMRI/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik

DURRËS– Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli është arrestuar ditën e sotme në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

I arrestuari është Fatjon Iljaz (Nina), të cilin Gjykata e Barit e ka dënuar për trafikim droge. 31-vjeçari është i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje dhe vjedhje me dhunë.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor “Last Step”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Step”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit F. I.(N.), 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Barit, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ekstradim drejt italise fatjon iljaz (nina) ekstradim drejt italise fatjon iljaz (nina)

Sondazh

Poll