Aktualitet

Bashkëpunëtorja e bossit të kriptomonedhave! Arrestohet nga autoritetet turke financierja, Faruk Fatih Ozer ende fshihet në

18 Maj 2021, 10:19 Nga DOSJA
Bashkëpunëtorja e bossit të kriptomonedhave! Arrestohet nga

TURQI– Një nga bashkëpuntorët e bossit të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer, është vënë në pranga ditën e sotme.

Mediat turke shkruan se Rana Azap, e cila punonte në departamentin e financave të ndërrmarrjes së parave kripto ‘Thodex’, është vënë në pranga. Ajo ishte një nga emrat e përmendur si bashkëpuntorët e Ozer.

Ndërsa dy të tjerë të cilët janë në kërkim nga policia turke janë: Zhvilluesi i softuerit, Oral Çınar, si dhe Zuhal Özer, gruaja e të vëllait, Güven Özer.

I dyshuari, procedurat e të cilit në polici kishin përfunduar, u dërgua në Gjykatën Anatoliane të Drejtësisë në Kartal. U mësua se Rana Azap, një nga të dyshuarit e arratisur që kërkohej brenda fushës së hetimit, është ende në zyrën e prokurorit.

Gjashtë nga të dyshuarit e ndaluar, përfshirë vëllain e Faruk Fatih Özer, Güven Özer dhe vëllain e tij, Serap Özer, u arrestuan, dhe të gjithë të dyshuarit e tjerë, 35 me kusht të kontrollit gjyqësor, u lanë të lirë.

Përpjekjet janë duke u zhvilluar për kapjen e 3 të dyshuarve të arratisur, përfshirë themeluesin dhe menaxherin e Thodex Faruk Fatih Özer. Mendohet se Faruk Fatih Özer është ende në Shqipëri.

27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar.

Faruk Ozer rezulton të jetë futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të këtij viti, ndërkohë që kanë dalë dhe pamje filmike nga momenti kur ai është akomoduar në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet faruk fatih ozer oral çınar rana azap zuhal özer faruk fatih ozer oral çınar rana azap zuhal özer

Sondazh

Poll