Prokurori i Tiranës, Avni Kraja shkarkohet nga detyra, nuk justifikoi burimet e të ardhurave
18 Maj 2021, 10:46Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës Avni Kraja. Prokurori Kraja nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit, por u përfaqësua nga avokatja e zgjedhur prej tij, Irena Riso.
Hetimi administrativ për prokurorin Kraja u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë. Nga analiza financiare për periudhën 2003-2016 rezultoi se Kraja kishte një bilanc negativ prej 14 milionë lekësh, që nuk justifikoheshin me burime të ligjshme.
Në relatimin gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 7 maj, u evidentua se një pjesë e mirë e këtij bilanci negativ ndikohej nga blerja e një apartamenti 135 metra në Tiranë dhe disa transaksione me automjete që i kishin rezultuar KPK-së si të dyshimta.
Kraja dhe avokatja Irena Riso paraqitën parashtrime të përmbledhura në seancë kur theksuan se gjithë pasuria ishte një apartament dhe se burimet e krijimit ishin të ligjshme.
Trupi gjykues që kreu rivlerësimin e prokurorit Kraja kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Genta Tafa Bungon.
Avni Kraja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe përgjatë tre dekadave e ka ushtruar funksionin e prokurorit në Lushnjë, Krujë e Shkodër dhe prej vitit 2010 në Prokurorinë e Tiranës./Tema.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Ingrid Mustafa, bashkëshortja e viktimës Endri Mustafa, i cili u gjet pa jetë dje në zonën e Livadheve ka bërë me dije detajet e fundit nga ...
DIBËR– Policia e Dibrës ka proceduar 5 persona pasi kanë kryer ndërtime pa lejen e organeve përkatëse. U. H., V. S., H. K., F. M., V. T., të gjithë b...
TURQI– Një nga bashkëpuntorët e bossit të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer, është vënë në pranga ditën e sotme.Mediat turke shkruan se Rana Azap, e cila punonte...
SHKODËR- Ibrahim Lici është shpallur në kërkim, pasi akuzohet si autori i vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa. Babai i tij, Mustafa Lici ka folur p...
SHKODËR– Bashkëshortja e Endri Mustafës, Ingridi ka dhënë një deklaratë për mediat, vetëm një ditë pasi bashkëshorti iu gjet i torturuar në zonën e Livadhe...
LEZHË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përdhunimi i 15-vjeçares në Lezhë. Mësohet se e mitura është njohur me një prej 5 pjestarëve të grupit ...
KOSOVË– Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit për kapjen e 400 kilogramëve kokainë në komunën e Lipjanit në Kosovë.Siç duket edhe nga p...
ITALI– Guardia di Finanza Comando Provinciale e Reggio Calabriaka shpjeguar të gjithë skemën sesi janë kapur 400 kg kokainë në Kosovë. Siç edhe raportohe...