Bota

Ushtria izraelite i përgjigjet sulmeve me raketa të Libanit, dërgon artilerinë e rëndë në kufi

18 Maj 2021, 08:25 Nga DOSJA
Ushtria izraelite i përgjigjet sulmeve me raketa të Libanit,

IZRAEL– Ushtria izraelite tha se nisi artilerinë drejt Libanit të hënën në përgjigje të zjarrit me raketa nga vendi fqinj që nuk arriti të godiste shtetin hebre.

Gjashtë përpjekje të dështuara u identifikuan nga Libani që nuk kaluan në territorin Izraelit”,– ka thënë ushtria në një deklaratë, shkruan France24.

Një burim ushtarak libanez i tha AFP-së se tri raketa ishin qëlluar nga Libani Jugor drejt Izraelit.

Tri raketa të tipit Grad u qëlluan nga zona e Fermave Shebaa”,- jo shumë larg kufirit me Izraelin, tha burimi ushtarak libanez.

Situata në zonë tani është e qetë”,- shkroi në Twitter misioni paqeruajtës i OKB-së në Libanin jugor, i cili është në kontakt me të dy vendet, disa orë pas zjarrit me raketa.

Kjo është hera e dytë që raketat lëshohen nga territori libanez drejt Izraelit që nga fillimi i armiqësive midis shtetit hebre dhe grupeve të armatosura palestineze në Rripin e Gazës javën e kaluar.

Të enjten e kaluar, tri raketa u qëlluan nga Libani jugor pranë kampit palestinez të refugjatëve Rashidiyeh drejt Izraelit, tha një burim ushtarak libanez. Ushtria e Izraelit tha se ato raketa kishin rënë në det.

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada.

Lajmi kryesor/ LUFTA në ditën e 9-të! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës, 212 viktima, mes tyre fëmijë dhe gra

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2021, 07:35

BRUKSEL- Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel për një darkë me shefin e diplomacisë së Komisionit Evropian, Josep Borre...

Bota 18 Maj 2021, 07:32

Kanali i Stambollit: Mega projekti i Erdoganit

Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigande ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor...