Bota

18 Maj 2021, 07:35 Nga DOSJA

BRUKSEL- Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel për një darkë me shefin e diplomacisë së Komisionit Evropian, Josep Borrell. Kryeministrat Edi Rama, Albin Kurti, Zoran Zaev, Zdravko Krivokapiq, Ana Bërnabiç dhe Zoran Tegeltija janë thirrur nga Borrell dhe Oliver Varhelyi për të folur mbi Ballkanin Perëndimor. Në të është diskutuar për çështjet e Ballkanit Perëndimor si dhe qasjen e BE-së në këtë rajon. Pas përfundimit të darkës, Borrell është shprehur se ishte një takim informal, si dhe një mundësi e mirë për të folur mbi situatën në rajon, ndërkohë që ka theksuar rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka për Bashkimin Evropian.   

I dërguari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, pas darkës është shprehur  se, ky takim shënoi një hap të madh për Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se BE-ja i ka të gjitha letrat në dorë për ta bërë këtë vitin e Ballkanit Perëndimor. 

Pas darkës ka folur gjithashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka konfirmuar takimin në qershor me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe ka kërkuar liberalizim të vizave me BE-në. 

Ndërkohë që pas takimit Kryeministri Rama është shkëputur dhe ka takuar të dërguarin e BE-së për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak.   

Një javë para darkës, ministrat e jashtëm të BE mbajtën një debat gjeostrategjik në Bruksel, ku folën për “dështimin në angazhimin e BE në Ballkanin Perëndimor”. Ndërkohë që në Bruksel thuhet se janë të vetëdijshëm se gjërat janë gjithnjë e më të ashpra mes marrëdhënieve të rajonit dhe Brukselit, në lidhje me politikën e zgjerimit ashtu edhe për politikën e jashtme.

“BE është i shqetësuar për zhgënjimin në rritje në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ngecjeve në procesin e zgjerimit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shikojmë se si të kthejmë ndikimin e humbur në rajon”, thuhet në burimet diplomatike evropiane.

Ky “frustrim” definohet si “një ndjenjë e zhgënjimit të thellë të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor me procesin e anëtarësimit në BE”, thuhet në një dokument jozyrtar që u publikua pak para takimit të Këshillit të Ministrave. Në Bruksel thuhet se “Non-Paper-i” është ‘përpiluar’ nga vetë Josep Borrell.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota darka me liderat e ballkanit perendimor joseph borrell darka me liderat e ballkanit perendimor joseph borrell

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2021, 07:32

Kanali i Stambollit: Mega projekti i Erdoganit

Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigande ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor...