Bota

Amnesty International dënon miratimin e SHBA për shitjet e armëve në Izrael, Nassif: Nxit sulme të mëtejshme kundër civil

18 Maj 2021, 08:12 Nga DOSJA
Amnesty International dënon miratimin e SHBA për shitjet e armëve

GAZË-Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International ka dënuar planet e SHBA-së për të shitur armë me vlerë 735 milion dollarë Izraelit në mes të konfliktit të fundit me grupet e armatosura palestineze, duke thënë se miratimi minon angazhimin e SHBA për të mbështetur të drejtat e njeriut në të gjithë botën.

Duke furnizuar me armë që mund të përdoren për të kryer krime lufte, qeveria amerikane po rrezikon të nxisë sulme të mëtejshme kundër civilëve dhe të shohë më shumë njerëz të vrarë ose të plagosur nga armët amerikane”,- tha Philippe Nassif, drejtori i avokimit i Amnesty International USA për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në një deklaratë duke i kërkuar Biden të rishikojë vendimin.

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada.

Lajmi kryesor/ LUFTA në ditën e 9-të! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës, 212 viktima, mes tyre fëmijë dhe gra

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota amnesty international lufta izrael-palestine philippe nassif amnesty international lufta izrael-palestine philippe nassif

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2021, 07:35

BRUKSEL- Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel për një darkë me shefin e diplomacisë së Komisionit Evropian, Josep Borre...

Bota 18 Maj 2021, 07:32

Kanali i Stambollit: Mega projekti i Erdoganit

Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigande ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor...