Bota

Biden rithekson qëndrimin e tij për armëpushim, përsërit mbështetjen për Izraelin gjatë bisedës telefonike me Netanyahu

18 Maj 2021, 08:04 Nga DOSJA
Biden rithekson qëndrimin e tij për armëpushim,

SHBA– Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shprehu mbështetjen e tij për një armëpushim gjatë një bisede me kryeministrin e përkohshëm izraelit, Benjamin Netanyahu të hënën pasdite, sipas një leximi të Shtëpisë së Bardhë të bisedës.

Sipas Aljazeera, Biden gjithashtu mirëpriti përpjekjet për të adresuar dhunën ndërkomunale dhe për të sjellë qetësi në Jeruzalem dhe inkurajoi Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm.

Izraeli është vënë nën kritika për numrin e të vdekurve civilë gjatë sulmeve të tij ajrore.

Megjithatë, Biden përsëriti mbështetjen e tij të vendosur për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten kundër sulmeve pa dallim të raketave.

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada.

Lajmi kryesor/ LUFTA në ditën e 9-të! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës, 212 viktima, mes tyre fëmijë dhe gra

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota benjamin netanyahu joe biden lufta izrael-palestine benjamin netanyahu joe biden lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2021, 07:35

BRUKSEL- Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel për një darkë me shefin e diplomacisë së Komisionit Evropian, Josep Borre...

Bota 18 Maj 2021, 07:32

Kanali i Stambollit: Mega projekti i Erdoganit

Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigande ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor...