Bota

Mbreti i Jordanisë fajëson veprimet ‘provokuese’ Izraelite për përshkallëzimin e situatës

18 Maj 2021, 08:17 Nga DOSJA
Mbreti i Jordanisë fajëson veprimet ‘provokuese’ Izraelite

JORDANI– Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, foli me Sekretarin e Përgjithshëm të KB Antonio Guterres të hënën dhe tha se ishin veprimet “provokuese të përsëritura” të Izraelit kundër palestinezëve që kanë çuar në përshkallëzimin e vazhdueshëm.

Mbreti gjithashtu i tha Guterres se “bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë përsipër përgjegjësinë e saj, të lëvizë në mënyrë aktive për të ndaluar shkeljet e Izraelit në Jeruzalem, agresionin në Gaza”, shkruajti gjykata mbretërore në Twitter.

His Majesty King Abdullah II says he has always warned against altering the historical and legal status quo in #Jerusalem #Jordan

— RHC (@RHCJO) May 17, 2021

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada.

Lajmi kryesor/ LUFTA në ditën e 9-të! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës, 212 viktima, mes tyre fëmijë dhe gra

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota abdullah ii antonio guterres lufta izrael-palestine abdullah ii antonio guterres lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2021, 07:35

BRUKSEL- Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel për një darkë me shefin e diplomacisë së Komisionit Evropian, Josep Borre...

Bota 18 Maj 2021, 07:32

Kanali i Stambollit: Mega projekti i Erdoganit

Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigande ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor...