Bota

“Ne jemi gati të vdesim, më mirë martirë sesa…”/ Kush është udhëheqësi i Hamasit në Gaza, HISTORIA e jetës së S

18 Maj 2021, 07:15 Nga DOSJA
“Ne jemi gati të vdesim, më mirë martirë

GAZA– Shtëpia e liderit të Hamasit u shkatërrua në bombardimet izraelite të Gazës, por ende nuk dihet nëse ai është gjallë apo nuk i ka mbijetuar sulmit. Data shënonte 15 maj, një nga raketat e kthyera pas nga Izraeli goditi shtëpinë e Yahya Sinwar, kreu i organizatës së Hamasit. Ushtria izraelite njoftoi dhe publikoi një video që tregon se tym del nga banesa, por nuk ka bërë asnjë deklaratë për viktimat.

Po kush është Sinwar? 

Sinwar lindi si Jahja Ibrahim Hasan Sinvar në 1962 në një kamp refugjatësh në Khan Yunis, ku edhe kaloi fëmijërinë e tij. Pasi mbaroi shkollën e mesme, ai ndoqi Universitetin Islamik në Gaza, ku u diplomua në studime arabe. Ai u arrestua për herë të parë në 1982 dhe u mbyll disa muaj në burgun Far’a, ku u takua me aktivistë të tjerë palestinezë. Ai u arrestua përsëri tre vjet më vonë dhe pas lirimit, ai themeloi organizatën e sigurisë “Majd” me Ravi Mustah, e cila merrej me identifikimin e spiunëve izraelitë në lëvizjen palestineze dhe që në 1987 u bë “policia” e Hamasit.

Vitin pasues, ai organizoi rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë, pas së cilës u arrestua, dhe në 1989, u dënua me katër burgime të përjetshme. Ai u përpoq të arratisej disa herë, por gjithnjë u kap. Ai u mbyll për 22 vite në burg para se të lirohej dhe të kthehej në gaza. Lirimi i tij erdhi si pasojë e një shkëmbimi të të burgosurve me ushtarin izraelit Gilad Shalit.

Në Shkurt 2017, ai u zgjodh udhëheqës i Hamasit në Gaza dhe muajin tjetër, një komitet administrativ u krijua për Rripin e Gazës. Në maj 2018, në një deklaratë të papritur në “Al Jazeera”, Sinwar njoftoi se Hamas do të përpiqej për “rezistencë paqësore, popullore”, deklaratë që hapi mundësinë që Hamasi të luante një rol të rëndësishëm në negociatat me Izraelin. Por vetëm një javë më parë, ai kishte inkurajuar banorët e Gazës të shkelnin pushtimin izraelit.

“Ne më mirë të vdesim si martirë sesa nga shtypja dhe poshtërimi. Ne jemi gati të vdesim dhe dhjetëra mijëra do të vdesin me ne,”-tha ai.  Më 1 dhjetor 2020, Sinwar u testua pozitiv për COVID-19, por gëzonte shëndet të mirë. Pasi kaloi pandeminë, në Mars të këtij viti ai u zgjodh në mandatin e tij të dytë për të drejtuar Hamasin deri në vitin 2025. Sipas të dhënave që janë vënë në dispozicion të publikut, Sinwar ishte një nga themeluesit e aparatit të sigurisë në Hamas dhe është figura e dytë më e fuqishme e organizatës militante, e cila është cilësuar nga Amerika si “terroriste”.

Marrë dhe përshtatur nga Blic

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota hamas lideri i hamasit yahya sinwar hamas lideri i hamasit yahya sinwar

Sondazh

Poll