Politike

Përplasja për emërimin e Cakajt, Rama përballet me Metën në Kushtetuese, seanca zhvillohet në orën 10:00

17 Maj 2021, 21:14 Nga DOSJA
Përplasja për emërimin e Cakajt, Rama përballet me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të përballet me Presidentin Ilir Meta ditën e sotme, në një seancë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga Covid-19, do të kryhet pa praninë e publikut.

Pala kërkuese e kësaj përballjeje është vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka depozituar një padi pas përplasjes me Kreun e Shtetit, kur ky i fundit nuk e emëroi Gent Cakajn si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, duke i lënë vetëm funksionin e ushtruesit të detyrës.

Rama do të kërkojë interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të minsitrave, ndërsa Meta është kërkuar të jetë prezent si palë e interesuar për padinë e depozituar.

Shkresa e publikuar nga vetë Gjykata Kushtetuese:

Data e seancës:18 Maj, 2021. Ora 10:00
Kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare.
Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.
Subjekti i interesuar: Presidenti i Republikës së Shqipërisë; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Objekti: Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama meta rama e meta ne kushtetuese edi rama meta rama e meta ne kushtetuese

Sondazh

Poll