Marku: Basha po fajësohet pse i vodhën zgjedhjet më 25 prill
17 Maj 2021, 21:19Nga DOSJA
TIRANË– Mark Marku, drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Lezhës shprehet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po fajësohet pse iu vodhën zgjedhjet nga Partia Socialiste.
Marku tha në emisionin “Opinion” se PD duhet të shkojë në parlament pasi sipas tij, për të kundërtën janë të interesuar vetë socialistët.
Ai iu përgjigj dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani dhe kritikëve, duke thënë se nuk kanë folur për 8 vite dhe se reagojnë pas humbjes së kësaj force politike.
“Unë mendoj që ka thënë se nuk ka marrëveshje të dytë se herën e parë nuk I qëndruan. Unë e kam shprehur qëndrimin para se të shpreheshin të gjithë. Unë mendoj personalisht se zgjedhjet kanë qenë më të manipuluara në historinë e sistemi shqiptar. Unë kam thënë se nëse kishte një 97 ishte për shkak se u manipuluan zgjedhjet në 96.Nëse ai I blen do hysh prapë në zgjedhje. Po bëhet fajtor Basha pse i kanë vjedhur zgjedhjet. Si me të ardhur hajduti me të vjedhur. Opozita nuk është organ akuze. Nuk mund t’i kërkosh opozitës të vërtetojë një krim zgjedhor. Unë nuk do bëj si këta që 8 vite kanë heshtur dhe flasin tani. Zgjedhjet nuk duheshin bërë në 13 qershor sepse të bësh këtë është të biesh në kurthin e Edi Ramës. Në parlament duhet të shkosh se mund të bësh beteja në parlament dhe beteja në rrugë. PS është e interesuar që PD të mos shkojë në parlament. Unë jam për këtë që beteja bëhet. Nuk mund t’i thuash Lulzim Bashës sot që duhet të japësh dorëheqjen se më janë manipuluar zgjedhjet”, u shpreh Mark Marku.
TIRANË- Drejtuesi i PD-së në qarkun e Lezhës, Mark Marku është përplasur me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së Arben Ristanin. I ftuar në emisionin “Op...
TIRANË– Plarent Ndreca dhe Agron Gjekmarkaj kanë pasur një debat të ashpër në studion e “Open” në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.Ndreca thotë se i ...
TIRANË- Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani e ka quajtur kreun e PD-së, Lulzim Bashën si një humbës kronik, duke përmendur humbjen e zgjedhjev...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Grida Duma ka treguar se kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur oferta nga grupe kriminale në këmbim ...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme, Agron Gjekmarkaj dhe Plarent Ndreca kanë pasur disa debate me njëri-tjetrin. Ka qënë Gjekmarkaj ai i cili tha se Ndreca d...
TIRANË– Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar në PD. Ristani ...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma ka hënë arsyen për afrimin e datës së zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, e cila u zhvend...