Politike

Duma nuk e humb besimin: Basha do ta mundë Ramën, vetëm të mos bëjë më çështje ekuilibrash, balancash e qokash

17 Maj 2021, 21:00 Nga DOSJA
Duma nuk e humb besimin: Basha do ta mundë Ramën, vetëm të

TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma ka thënë me mjaft bindje se pavarësisht gjithçkaje, kryedemokrati Lulzim Basha mund të mundë kryeministrin Edi Rama. E ftuar në Çim Peka Live, Duma u pyet nëse beson se Basha do ta mundë ndonjëherë Ramën dhe u përgjigj pozitivisht.

Duma shtoi se ajo që duhet të bëjë Basha është që forcojë mjetet që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

“Besoj që ai mundet. Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, është të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash. Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak. Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente,”- tha Duma, shkruan Syri.net.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama grida duma lulzim basha edi rama grida duma lulzim basha

Sondazh

Poll