Bota

Zbardhen EMRAT: Kush janë tre nga shtatë të prangosurit për 400 kg kokainë që u sekuestrua në Lipjan, 1 prej tyre është

17 Maj 2021, 20:10 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT: Kush janë tre nga shtatë të prangosurit për

KOSOVË- 3 të arrestuarit që u kapën në trafikun e 400 kg kokainë janë Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi. Mediat kosovare bëjnë me dije se 4 personave të tjerë nuk është bërë ende i ditur identiteti i tyre.

Sipas policisë dhe prokurorisë, personave të arrestuar u është caktuar masa me burg deri në një moment të dytë, ku do të kryhen proceduraat gjyqësore. Ndërkohë që i arrestuari Izet Sheqiri mësohet se është bashkëpronar i kompanisë “MC FOOD”, së bashku me Bledar Habilin.

Droga u sekuestruara mesditën e sotme. Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, teksa është shprehur për media se kompania nuk ka në pronësi asnjë kamion. Kamioni me 400 kg kokainë, kishte kaluar nga porti i Durrësit, por me udhëzim të DEA-s është lënë të kalojë për të parë destinacionin final të kokainës. Operacioni u zhvillua nga DEA amerikane në bashkëpunim me Policinë italiane, shqiptare dhe ato të Kosovës.

(I.A;f.m/dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora bajram maliqi enver belegu izet sheqiri kapet 400 kg kokaine ne kosove bajram maliqi enver belegu izet sheqiri kapet 400 kg kokaine ne kosove

Sondazh

Poll