Politike

Duma e thotë sërish: Bashës i kanë ardhur oferta nga bandat për të marrë pushtetin, e kam parë me sytë e mi atmosferën

17 Maj 2021, 19:57 Nga DOSJA
Duma e thotë sërish: Bashës i kanë ardhur oferta nga bandat

TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Grida Duma ka treguar se kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur oferta nga grupe kriminale në këmbim të pushtetit, gjë që e ka refuzuar.

E ftuar në “Çim Peka Live”, Duma tha se Basha ka vendosur Shqipërinë para pushtett duke refuzuar këto oferta dhe se sipas saj, kryedemokrati është treguar ‘burrë shteti’ siç ka bërë Berisha në vitin 2013.

“E kam parë në vitin 2013, kur kisha vetëm një vit e pak që isha bërë pjesë e kabinetit të zotit Berisha. E kam parë me sytë e mi atmosferën, se çfarë do të thotë kur një burri shteti i vjen oferta për të marrë peng biznesin, administratën për të përfshirë krimin, por që e refuzoi. Edhe sot, Basha e ka pasur këtë mundësi. Të vijë në pushtet përmes bandave, ka pasur oferta. Nëse ka një pikë pozitive që duhet që Partia Demokratike të jetë krenare, është që ka një kryetar që nuk bashkëpunon me bandat për të ardhur në pushtet. Nuk ka pasur pamundësi Lulzim Basha për të ardhur me pahir? Ka pasur, e ka refuzuar. E shikoj si një provë forcë për të mos sakrifikuar Shqipërinë për pushtetin,”- tha Duma.

Grida Duma ka folur edhe më herët për këto oferta. Konkretisht e ftuar në “Open”, Duma tha se ka pasur oferta nga grupe të ndryshme kriminale që në këmbim kanë kërkuar Kadastrën dhe nënkryetarë bashkish, por që Basha i ka refuzuar.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike grida duma lulzim basha sali berisha grida duma lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll