Bota

Lufta Izrael-Palestinë, këshilltari i sigurisë së SHBA-së: Fola me homologun izraelit, përpjeljet tona për diplomaci do t

17 Maj 2021, 17:24 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, këshilltari i sigurisë së

SHBA- Këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane Jake Sullivan është shprehur se përpjekjet e SHBA-së për të zgjidhur konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës do të vazhdojnë. Në një postim në Twitter, Sullivan ka shkruar se ka biseduar me homologun e tij izraelit, Meir Ben Shabbat ai dhe me qeverinë e Egjiptit për krizën e dy vendeve.

“Unë fola këtë mëngjes me Këshilltarin izraelit të Sigurisë Kombëtare, Meir Ben Shabbat rreth krizës në vazhdim. Unë gjithashtu fola me qeverinë e Egjiptit. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një diplomaci të qetë dhe intensive dhe përpjekjet tona do të vazhdojnë”, shkroi ai.

I spoke this morning with Israeli National Security Advisor Meir Ben Shabbat about the ongoing crisis. I also spoke with the Government of Egypt. The United States is engaged in quiet, intensive diplomacy and our efforts will continue.

— Jake Sullivan (@JakeSullivan46) May 17, 2021

200 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë 200 të vrarë, mes tyre 58 fëmijë dhe 33 gra. Izraeli raporton për 13 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1, 300 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Tensionet u përhapën nga Jeruzalemi Lindor në Gaza pasi grupet e rezistencës Palestineze atje u zotuan të hakmerren ndaj sulmeve të fundit Izraelite në Xhaminë Al-Aqsa dhe lagjen Sheikh Jarrah nëse nuk ndaleshin. Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, ku ndodhet Al-Aqsa, gjatë luftës arabo-izraelite në 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në 1980 në një lëvizje të njohur kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.

Lajmi kryesor: Dita e tetë! Lufta Izrael-Palestinë, konfirmohen 200 të vrarë në Gaza, mes tyre fëmijë dhe gra

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota jake sullivan lufta izrael-palestine meir ben shabbat jake sullivan lufta izrael-palestine meir ben shabbat

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2021, 16:04

PALESTINË- I dërguari i SHBA-së për çështjen Izrael-Palestinë, Hady Amr u takua ditën e sotme Presidentin palestinez Mahmoud Abbas. Aljazeera shkrua...