Bota

Debati midis Osmanit dhe Vuçiç, Komshic: E kthyen Samitin në një “tavernë ballkanike”

17 Maj 2021, 17:08 Nga DOSJA
Debati midis Osmanit dhe Vuçiç, Komshic: E kthyen Samitin në

SLLOVENI– Diskutimi midis presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ktheu samitin e “Brdo-Brijumit” në një “tavernë ballkanike”, tha për Radio Sarajevën, anëtari kroat i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinë, Zheljko Komshic.

Në vend që të paraqitemi para Brukselit në mënyrë që të gjitha vendet në rajon të kenë një pozicion të vetëm që i gjithë rajoni duhet të tërhiqet drejt Bashkimit Evropian, ne disi jemi kthyer në historinë e Ballkanit, për të mos përmendur tavernën ballkanike, kemi trajtuar tema tjera”,– tha ai.

Sipas Express, e gjithë historia në lidhje me procesin e “Brdo-Brijunit”, e cila ka zgjatur për dhjetë vjet, është konceptuar ndryshe nga sa doli në takimin e sotëm.

Sot, ne u gjetëm në çështjet e Ballkanit për shkak të diskutimit, i cili në disa raste nuk ishte shumë i këndshëm, midis Kosovës dhe Serbisë”,– tha Komshiç.

Ai vlerësoi se i gjithë diskutimi shkoi në drejtim të gabuar, për të paraqitur pikëpamjet dhe pozicionet politike të presidentes së Kosovës dhe presidentit të Serbisë, të cilat të gjithë i dinë.

Komshic pretendon se pjesëmarrësit në takim ranë dakord mbi tekstin e deklaratës, me Kosovën që mbetet të deklarojë disa gjëra me të cilat nuk pajtohet.

“Kosova, për shembull, kërkoi që kur bëhet fjalë për tekstin e deklaratës, nuk ka të bëjë me liberalizimin e vizave për Prishtinën, por për Kosovën, për të cilën Serbia nuk ishte dakord”, -tha Komshic.

Ai shprehu keqardhje që takimi përfundoi në atë mënyrë.

(d.a/dosja.al)

Samiti i Bërdo-Brionit/ Mblidhen liderët e Ballkanit, plas DEBATI mes Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Vuçiç për ndyshimin e kufijve, Presidenti i Serbisë: S’kemi rënë ende dakort për këtë çështje

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic samiti i sllovenise vjosa osmani zheljko komshic aleksander vucic samiti i sllovenise vjosa osmani zheljko komshic

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2021, 16:04

PALESTINË- I dërguari i SHBA-së për çështjen Izrael-Palestinë, Hady Amr u takua ditën e sotme Presidentin palestinez Mahmoud Abbas. Aljazeera shkrua...