Bota

Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit grek, policia: ‘Trekëndëshi’ i krimit të organizuar përfshin dhe anë

17 Maj 2021, 16:34 Nga DOSJA
Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit grek, policia:

GREQI– “Trekëndëshi” i krimit të organizuar në Athinë – Zakynthos – Patras vjen nën mikroskopin e oficerëve të policisë greke që merren me çështjen e vrasjes mafioze të biznesmenit 54-vjeçar, Dionysis Korfiatis në mesditë, ndërsa viktima ishte në një dyqan në qendër të Zakynthos.

Sipas mediave greke, në kuadër të hetimeve të policisë për të gjetur autorët, ka edhe anëtarë të mafies shqiptare me qendër në Atikë, por edhe grupe kriminelësh që veprojnë në Akaia, me të dy polet të përfshirë në një “luftë” të vazhdueshme për epërsinë në ishullin Jon, por gjithashtu në Greqinë Perëndimore.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit e lidhin vrasjen e 54-vjeçarit me të paktën 4 akte të tjera kriminale që janë regjistruar në Zakynthos vitet e fundit.

Korfiati, sipërmarrësi i njohur në ishullin Zakynthos në Greqi u ekzekutua 10 ditë më parë ku vetëm disa muaj më parë ai i kishte shpëtuar nga një prite të kundër tij, ku i humbi jetën gruaja.

Atentati u bë teksa biznesmeni ishte në një zyrë kontabiliteti për të diskutuar përfshirjen e tij në një program financimi. 54-vjeçari mbeti i vdekur në vend ndërkohë u plagos dhe një nga pronarët e zyrës.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni dionysis korfiatis ekzekutimi i biznesmenit ne greqi dionysis korfiatis ekzekutimi i biznesmenit ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2021, 16:04

PALESTINË- I dërguari i SHBA-së për çështjen Izrael-Palestinë, Hady Amr u takua ditën e sotme Presidentin palestinez Mahmoud Abbas. Aljazeera shkrua...