Bota

Zbardhet emri i kompanisë në kamionin e të cilës u gjetën 400 kg kokainë, “MC Foods” është në pronësi të dy bizne

17 Maj 2021, 14:41 Nga DOSJA
Zbardhet emri i kompanisë në kamionin e të cilës u

KOSOVË– Kamioni me sasinë 400 kilogramë kokainë që u kap në Lipjan të Kosovës është në pronësi të kompanisë “MC Foods”. Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, mësohet se kompania ka seli në Kosovë dhe Kavajë. Kjo kompani rezulton të jetë në pronësi të dy biznesmenëve, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. 

Droga u sekuestruara mesditën e sotme. Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, teksa është shprehur për media se kompania nuk ka në pronësi asnjë kamion. Kamioni me 400 kg kokainë, kishte kaluar nga porti i Durrësit, por me udhëzim të DEA-s është lënë të kalojë për të parë destinacionin final të kokainës. Operacioni u zhvillua nga DEA amerikane në bashkëpunim me Policinë italiane, shqiptare dhe ato të Kosovës.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kapet 400 kg kokaine ne kosove kapet 400 kg kokaine ne kosove

Sondazh

Poll