Aktualitet

Pilotët dhe teknikët në protestë,vonesa dhe anulime të fluturimeve nga Tirana drejt Italisë

21 Maj 2019, 08:14 Nga DOSJA
Pilotët dhe teknikët në protestë,vonesa dhe anulime të

Tiranë- Sot në Rinas do të ketë vonesa në fluturimet e avionëve.  Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, u bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e sotme, nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe në vendin fqinj, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.

“Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil.

Theksojmë se  vonesat dhe anulimet vijnë si pasojë një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Al-italia, Blue Panorama dhe Blue Air.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anulohen fluturimet drejt italisë pilotët në rinas në protestë anulohen fluturimet drejt italisë pilotët në rinas në protestë

Sondazh

Poll