2.3 ton qumësht pluhur e 21 ton vaj palme, AKU gjobit fabrikën në Divjakë
21 Maj 2019, 08:02Nga DOSJA
DIVJAKË– Në një fabrikë qumështi në Divjakë janë sekuestruar nga AKU 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme.
Sipas AKU-së kompania REND&BLEND&CO (Çermë, Bashkia Divjakë) ka blerë një sasi të madhe qumësht pluhur dhe vaj palme, që nuk e justifitikonte në përdorim. Ndaj këtij subjekti, është vendosur gjobë në shumën 500 mijë lekë, për tri shkelje; mungesë e gjurmueshmërisë, mosdeklarim në kartat teknologjike dhe mos deklarim në etiketë.
Njoftimi i AKU-së:
Gjate kontrollit te ushtruar në subjektin REND&BLEND&CO (Çermë, Bashkia Divjakë), pas verifikimit të dokumentacionit të sistemit të gjurmueshmërisë, rezultoi se pavarësisht se ka blerë 3,175 kg qumësht pluhur, me produktin e prodhuar sipas kartave teknologjike ky subjekt justifikon vetëm përdorimin e sasise prej 233 kg, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 600 kg ndërsa pjesa tjetër prej 2,342 kg nuk arrin të justifikohet nga subjekti si e përdorur.
Gjatë kontrollit të faturave tatimore u konstatua blerje e produktit vaj palme për periudhën Shkurt-Prill 2019 në sasinë prej 31,250 kg. Nga verifikimi i dokumentacionit të sistemit të gjurmueshmërisë, subjekti justifikon vetëm përdorimin e sasisë prej 6,660 kg, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 3,500 kg dhe nuk justifikon përdorimin e pjesës tjetër prej 21,090 kg vaj palme.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënvizon se sasitë e pajustifikuara të qumështit pluhur dhe vajit të palmës të konstatuara në këtë subjekt janë problem ushqimor dhe fiskal. Rrjedhimisht, gjetjet e inspektimit mbi sasitë e pajustifikuara të lëndës së parë prej 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme ju referuan autoriteteve tatimore për vlerësime të mëtejshme. Për mungesën e gjurmueshmërisë u vendos masa administrative gjobë 200,000 lek.Për mosdeklarim në kartat teknologjike të shtesave në produktet e prodhuara, masa gjobë 200,000. Për mos deklarim në etiketë u vendos masa administrative gjobë 100,000 lek”, shkruhet në njoftimin e AKU.
Biznesi në fjalë në nëntor të 2018 është gjobitur po nga ky autoritet me një vlerë prej 6 milionë lekësh të vjetra.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zhvilluar një debat me tone të larta me pedagogun Mark Marku, në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Teksa po disk...
Tiranë-“Animal Rescue Albania” ka ngritur shqetësimin se ende nuk është bërë asgjë në parlamentin shqiptar për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna. Sipas tyre nga m...
Durrës- Në sajë të operacionit Vol-Vo 4 është arrestuar 36-vjeçari Mario Zeqiri. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim si pjesë e bandës së Avdylit dhe ak...
SHKODËR -Pesë persona janë arrestuar nga SHÇBA-ja, pasi favorizonin ndërtime pa leje në zonë të mbrojtur, mes tyre 2 punonjës policie dhe një inspek...
Sarandë- Në prangat e policisë së Sarandës ka rënë 57-vjeçar me iniciale T.P pasi është kapur në kushtet e flagrancës duke bërë ndërtim pa leje.Njoftimi ...
Durrës- Në sajë të operacionit Vol-Vo 4 është arrestuar 36-vjeçari Mario Zeqiri. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim si pjesë e bandës së Avdylit dhe ak...
Elbasan- 3 persona janë arrestuar në Bradashesh të Elbasanit pasi kanë kanosur me armë një person pasi një konflikti për motive të dobëta.Nga policia është arre...
TIRANË- Një ditë pas publikimit nga Dosja.al të pamjeve ekskluzive nga qelia e Safet Bajrit, i cili xhironte veten teska shihte televizor i qetë në burg, p...