Politike

Krimet zgjedhore, Çela në Vlorë: Duhet rol më aktiv! Ka një komunikimin të keq mes organeve ligjzbatuese

17 Maj 2021, 12:19 Nga DOSJA
Krimet zgjedhore, Çela në Vlorë: Duhet rol më aktiv! Ka

VLORË– Kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, pas Fierit ka shkuar ditën e sotme në Vlorë, aty ku është takuar me drejtuesit e prokurorisë. Për mediat ai u shpreh se është e rëndësishme që të ketë transparencë e se prioriteti i ditës ka të bëjë me krimet zgjedhore, duke shmangur në këtë formë pyetjet e tjera.

Çela tha se Prokuroria e Vlorës ka një ngarkesë më të ulët se sa prokuroritë e tjera, pasi ka një numër më të ulët denoncimesh, duke shtuar se iu është kërkuar prokurorëve që të përfundojnë sa më shpejt hetimet.


DEKLARATA:

Pata një takim me drejtuesit e Prokurorisë Vlorë, objekti i takimit është i njëjti me atë të Fierit që lidhet me krimet zgjedhore dhe procesin e pastrimit të parave.

Për sa i përket krimit zgjedhor është një prioritet i ditës. Prokuroria e Vlorës ka një ngarkesë më të ulët se sa prokuroritë e tjera, pasi ka një numër më të ulët denoncimesh, ndaj u është kërkuar prokurorëve që të përfundojnë sa më shpejt hetimet.

Për sa i përket pastrimit të parave është një shqetësim real dhe konstant.

Për fat të keq shohim se ka një komunikimin të keq mes organeve ligjzbatuese në vend dhe prokuroria duhet të marrë një rol më aktiv, por vlen të theksohet dhe se ka më shumë për të bërë nga agjensitë e tjerë ligjzbatuese pjesë e këtij memorandumi. Prokurori i përgjithshëm i ka dërguar parlamentit raportin e kriminalitetit në vend dhe i bëj thirrje medias t’i lexojë me vëmendje, për të nxjerrë më pas konkluzione në lidhje me komunitetin.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeprokurori Olsian Çela ka nisur një “tur” në disa prej Prokurorive më të rëndësishme në vend, duke vizituar atë të Elbasanit, Durrësit etj. Në çdo takim të tij me vartësit, Çela kërkon zbardhjen e pretendimeve për krimet zgjedhore.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike olsian cela prokuroret per krimet zgjedhore olsian cela prokuroret per krimet zgjedhore

Sondazh

Poll