Politike

Të moshuarit sorrollaten tek Sheshi Skënderbej, ministrja flet për suksese: Sot sjellim 12.870 doza të vaksinës Pfizer

17 Maj 2021, 11:01 Nga DOSJA
Të moshuarit sorrollaten tek Sheshi Skënderbej, ministrja flet

TIRANË– Në momentin kur qindra pensionistë rrinë në radhë pranë stendave te Sheshi Skënderbej për tu vaksinuar ndaj COVID19, ministrja e Shëndetësisë i shmanget temës së shpërndarjes së vaksinës kineze.

Ogerta Manastirliu, ka inspektuar këtë të hënë procesin e vaksinimit në Qendrën e re Shëndetësore në Synej të Kavajës.

Ajo ka bërë të ditur se ditën e sotme, pritet që të mbërrijnë në Shqipëri, 12.870 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa nuk dha asnjë detaj se kur do të zgjidhet ngërçi me vaksinën kineze Sinovac.


“Kjo qendër është qendër model, ashtu sikurse janë 300 qendrat shëndetësore të ndërtuara deri më tani. Rehabilitimi i qendrave shëndetësore dhe ambulancave do të vijojë. Do të vijojmë derisa ambulanca më e fundit në zonat më të thella të ketë kushte bashkëkohore. Nga ana tjetër ashtu sikurse në të gjithë vendin, edhe në Synej po vijon procesi i vaksinimit. Janë vaksinuar 670 qytetarë deri më tani. Procesi i vaksinimit po vijon me ritme të mira, presim doza të vaksinës Pfizer. Do të mbërrijnë sot në vend 12.870 doza të vaksinës Pfizer, që do të shpërndahen në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ogerta manastirliu vaksinat pfizer ne shqiperi ogerta manastirliu vaksinat pfizer ne shqiperi

Sondazh

Poll