Politike

Shkarkimi i Metës/ Mblidhet Komisioni Hetimor! 1 orë e gjysmë transmetim të të gjitha deklaratave të presidentit, nesër p

17 Maj 2021, 07:30 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ Mblidhet Komisioni Hetimor! 1 orë e gjysmë

TIRANË– Përfundon pas 1 orë e gjysmë mbledhja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Përgjatë gjithë mbledhjes, janë transmetuar pamjet nga intervista të ndryshme që kreu i shtetit ka dhënë disa ditë para zgjedhjeve. Në pamjet e përzgjedhura nga Komisioni, janë transmetuar deklaratat për ‘shembje të regjmit’ apo dhe video e përplasjes me policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së.


Në mbledhjen e fundit të zhvilluar të premten, anëtarët e Komisionit Hetimor kanë zgjedhur dy ekspertët ligjor të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun. Ndërkohë nesër në Komision do të paraqitet vetë kreu i shtetit, për të bërë edhe “mbrojtjen” e tij. Megjithatë ende nuk është marrë një përgjigje nga Presidenca për pjesëmarrjen, pasi aktualisht Meta ndodhet në Slloveni për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të procesit të Brdo-Brijunit.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se “s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare” dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.

Në rendin e ditës ishte miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021, marrja e detyrës së ekspertit ligjor Artan Spahiu dhe komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Mbledhja e fundit që u zhvillua për shkarkimin e Metës ishte me 14 maj, aty ku komisioni njoftoi se Presidenti do të marrë pjesë në seancë dëgjimore më 18 maj.  Komisioni drejtuar nga deputeti socialist Alket Hyseni do të mbyllë zyrtarisht punën më 24 maj, pas dorëzimit të dosjes së plotë me të dhëna mbi veprimtarinë e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Por si arriti situata në këtë kulm tensionesh?

Prej javësh, presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”.

Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll