Politike

Ankimimi i LSI në KAS/ Hapen 24 kutitë me materiale zgjedhore të Beratit, provohet pretendimi i LSI, gjenden parregullsi dhe

17 Maj 2021, 08:20 Nga DOSJA
Ankimimi i LSI në KAS/ Hapen 24 kutitë me materiale zgjedhore të

TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mbledhur sërish sot që në orën 10:00, duke nisur numërimin e 24 kutive me materiale zgjedhore të marra nga qarku i Beratit. Pas numërimit të kutive janë vënë re  parregullsi lidhur me tentativat për votim të dyfshitë por edhe mungesat e procesverbaleve, që nuk ishin të futura në valixhet e “Pajisjeve të Identifikimit Elektronik”.

Pas kryqëzimit të të dhënave të pajisjes PEI dhe janë gjetur shkelje në Gjirokastër e Berat. Konkretisht. Siç shihet dhe në shkresën e siguruar nga Dosja.al në Gjirokastër janë gjetur dy raste të shimta pasi dy persona janë paraqitur në dy qendra të ndryshme votimi. Edhe në Berat janë konstatuar 57 raste të dyshimta, mes të cilave dy raste kur dy persona janë paraqitur në dy qendra të ndryshme votimi. Në Gjirokastër 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës, kurse në Berat 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës.

Pas përfundimit të mbledhjes, KAS njoftoi se nesër do të rimblidhet për të diskutuar për kërkesën ankimore të Gjirokastrës dhe Vlorës. Në orën 10:00 do të vijojë seancën për Gjirokastrën dhe për konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë qark. Ndërsa pasnesër do të jepet vendimi përfundimtar për Beratin.

Gjatë mbledhjes së sotme, përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj theksoi mungesën e procesverbaleve në kutitë e hapura, që nga pala socialiste u mbrojtën duke u konsideruar si gafa të komisionerëve. 


KAS pranoi kërkesën ankimore të LSI-së më 15 maj. Kutitë u morën nga 24 qendra votimi që ka ankimuar LSI, ku çdo qendër përmban 1 kuti me materiale zgjedhore, ku përfshihen procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve, regjistri i identifikimit biometrik të zgjedhësve. Ankesa e LSI është se kutitë në këto qendra votimi janë mbushur ku ka më shumë fletë votimi se votues dhe se në disa prej tyre mungon dhe regjistri se kush ka votuar. 

Por në cilën fazë është procesi?

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit 2021, opozita ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve. PD-AN ka ankimuar rezultatin në 9 qarqe ndërsa LSI në 5. PD kërkon rivotim, ndërsa LSI kërkon edhe rinumërim edhe rivlerësim të votave. Por në rastin e qarkut të Gjirokastrës, KAS i rrësoi kërkesat e opozitës që i cilësoi si të pavlefshme dhe të bazuara në shpifje dhe jo në prova.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kas kas 17 maj 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 kas kas 17 maj 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll