Politike

Nis hapja e kutieve të Beratit/ Dokumenti i rëndësishëm mungon…Altin Kaziaj: Si u llogarit numri i votuesëve, shpjegohen

17 Maj 2021, 08:52 Nga DOSJA
Nis hapja e kutieve të Beratit/ Dokumenti i rëndësishëm

Ça dmth janë hapur më parë?

Altin Kaziaj: Janë hapur nga KQZ. Mund edhe një pyetje, sekretarit të Përgjithshëm, ekziston vetëm një kopje që futet në kutinë e PEJ?

Po!

Altin Kaziaj: Lindin dyshime si është bërë llogaritja e numrit të votuesëve nga momenti që ngrihen dyshime me numrin e zgjedhësve. Kur është mbyllur valixhja është hapur në KZAZ?

Jo nuk është hapur. Mbaron procesi, përgatitet procesverbali, përgatitet raporti i mbylljes dhe si rregull duhet futur tek kutia. Në disa raste është futur në pajisjen e PEJ. Është lapsus.

Altin Kaziaj: Është qëllimshmëri, nuk mund të quhet lapsus. Ka penguar procesin e evidencave të QV përkatëse.

Është e drejta juaj ta mendoni si të doni. Por kemi dhjetra raste, kjo nuk ndryshon rezultatin dhe as raportin. Nëse duam të krijojmë dyshime për gjithçka, kjo është e drejta juaj.

Altin Kaziaj: Si qenka lapsus? Kush ka votuar në këto qendra votimi.

Të thuash nuk eksiston sepse nuk gjendet tek kutia…Të jemi serioz.

Altin Kaziaj: Nuk e paragjykoj procesin por thjeshtë për saktësim. Duhet t’i shkojmë deri në fund kësaj të vërtete.

Të sqaroj diçka, nuk është e përcaktuar që raporti të futet tek materialet zgjedhore. Vetëm faqja 19 e manualit të QV thotë që duhet të futet tek kutia, prandaj ka pasur konfuzion.

Anëtari i KAS, Ledio Braho: Në momentin që numëruesit hapin kutinë, nxjerrin numrin e votuesëve. Si e kanë llogaritur numrin, kur nuk ka pasur procesverbal? Kanë dhënë numër apriori.

Elidian Salianji: Shënohet në faturën e PEJ, gjithashtu kur mbyllet kutia vendoset mbi procesverbal. Grupi i numërimit e ka marrë numrin nga procesverbali. Numri shënohet në procesverbalin 08. Merret nga raporti PEJ. Jemi këtu për të bërë kontrollin dhe të hetojmë.

Altin Kaziaj: Kjo që thoni nuk është e vërtetë. Ku e gjeni sigurinë që procesverbali nuk është futur më para në valixhe. KZAZ konstaton mungesë të tij.

Kryetari: Të gjitha këto rezervojini për t’i dhënë në fund. Mos ta tërheqim vëmendjen nga qëllimi kryesor. Për të pasur informacionin që kemi kërkuar nga kufijtë.

LAJMI KRYESOR: Hapen 24 kuti me materiale zgjedhore të 25 prillit, KAS vendos sot nëse do ketë rinumërin votash në Berat

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kas zgjedhjet 25 prill 2021 kas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll