Politike

“Ke humbur tri herë. Ik!’/ Ristani debaton me Bashën në Këshillin e PD-së, i kërkon largimin: Edhe një herë që fito

16 Maj 2021, 20:45 Nga DOSJA
“Ke humbur tri herë. Ik!’/ Ristani debaton me Bashën

TIRANË– Një nga zërat kundër kryedemokratit Lulzim Basha, Arben Ristani nuk është kursyer në kritika ndaj kreut të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Ristani ka kërkuar largimin e Bashës, duke i përmendur këtij të fundit humbjet e njëpasnjëshme.

“Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin, por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot. Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tri herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove. Më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proces. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë. Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model. Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata,”- u shpreh Ristani.

LAJMI KRYESOR: Më 13 qershor PD voton për kryetar! Basha rikandidon: Mos drejtoni gishtin nga unë për humbjen, ka ndodhur ‘masakër’. Do t’ju tregoj si s’do vjedhë më Rama. Nishani: Situata më kritike në parti prej ’97-s! Kadilli: Jam i vendosur për ndryshim

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes keshilli kombetar i pd 16 maj 2021 lulzim basha pd ankimon ne kas zgjedhjet 25 prill 2021 doreheqja e lulzim bashes keshilli kombetar i pd 16 maj 2021 lulzim basha pd ankimon ne kas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Maj 2021, 16:54

TIRANË– Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që më 13 qershor të zhvillohen zgjedhjet e reja për kryetarin e opozitës. Mësohet se pas 2 orësh diskutim...