Aktualitet

Gjendet i vrarë në zonën e Livadheve Endri Mustafa, 32-vjeçari ishte i përfshirë në dhënie parash me fajde, gjobëvënie

17 Maj 2021, 07:45 Nga DOSJA
Gjendet i vrarë në zonën e Livadheve Endri Mustafa,

SHKODËR- Tri ditë më parë familja e tij e kishte denoncuar si të zhdukur pranë Policisë së Shkodrës dhe sot mëngjes, Endri Mustafa, 32 vjeç u gjet i pajetë në zonën e Livadheve. Trupi i të riut u identifikua paraditen e sotme nga familja e tij, ndërsa dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Pas gjetjes së trupit, Policia e Shtetit dhe Reparti RENEA kanë zhvilluar kontrolle në dy fiset më të njohura në qytetin e Shkodrës për të parë nëse kanë lidhje me vrasjen e Endri Mustafës, por pa sukses. Dosja.al mësoi se gjatë kontrolleve ka patur edhe përplasje. (Lexo këtu). 

Deri më tani vazhdojnë të jenë të paqarta motivet e ngjarjes, autorët dhe mënyra sesi u ekzekutua Endri Mustafa. Ai njihet nga Policia e Shkodrës për përfshirjen në një sërë ngjarjesh kriminale që prej vitit 2009 kur ishte dënuar për plagosje. I riu ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale, një pasion të tij, që është hipizmi, ndërsa mësohet se ka qenë i përfshirë edhe në lojërat me kuaj, gjobëvënien dhe dhënien e parave me fajde.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet endri mustafa vritet endri mustafa endri mustafa vritet endri mustafa

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2021, 08:40

SHKODER- Zbulohet një tjetër detaj që do të ndihmojë grupin hetimor në zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa. Gazetari Senad Nikshiqi ka dhënë...

Aktualitet 17 Maj 2021, 08:10

DIVJAKË– Një 42-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi është autori i dy vjedhjeve në banesa dhe thyerje të një lokali. Personi me inicialet J.S, i ...