Politike

Kadilli në Këshillin Kombëtar: E mbani mend mbështetjen absolute të Berishës, por iku kur humbi zgjedhjet

16 Maj 2021, 20:09 Nga DOSJA
Kadilli në Këshillin Kombëtar: E mbani mend mbështetjen

TIRANË– Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka mbajtur një fjalë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pasi ka kërkuar edhe njëherë dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, ai ka kujtuar Sali Berishën. 

Në fjalën e tij, ai ka bërë një paralelizëm me mbështetjen absolute që mori ish-kryeministri Berisha kur hoqi dorë nga detyra e tij si kryetar partie, duke e krahasuar më Bashën. 

“Nuk ka nevojë të tregoni mbështetjen për Kryetarin. Se edhe Sali Berisha kishte mbështetje absolute, por e dinte kur duhet te ikte nga drejtimi i Partisë. Burri duket jo kur merr pushtetin, por kur vendos që duhet të heq dorë nga pushteti,”- ka thënë Kadilli.

LAJMI KRYESOR: Kryesia VENDOS! Më 13 qershor zgjedhje brenda PD-së, Basha rikandidon: Mos drejtoni gishtin nga unë për humbjen, ka ndodhur ‘masakër’. Pritet votimi i Këshillit Kombëtar

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes fatbardh kadilli keshilli kombetar i pd 16 maj 2021 lulzim basha pd ankimon ne kas zgjedhjet 25 prill 2021 doreheqja e lulzim bashes fatbardh kadilli keshilli kombetar i pd 16 maj 2021 lulzim basha pd ankimon ne kas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Maj 2021, 16:54

TIRANË– Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që më 13 qershor të zhvillohen zgjedhjet e reja për kryetarin e opozitës. Mësohet se pas 2 orësh diskutim...