Bota

Dita e tetë! Lufta në Gaza, konfirmohen 212 të vrarë, mes tyre fëmijë dhe gra, SHBA dhe OKB kërkojnë armëpushim, Izrael

17 Maj 2021, 05:11 Nga DOSJA
Dita e tetë! Lufta në Gaza, konfirmohen 212 të vrarë, mes

GAZA– 212 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë mbi 212 të vrarë, mes tyre 61 fëmijë dhe 33 gra. Izraeli raporton për 10 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1,500 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Lufta e përshkallëzuar nuk është ndalur që prej orëve të para të mëngjesit të së premtes, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të vazhdojë të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve me raketa ndaj Gazës, ku në një orë plagosen 3 fëmijë. Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka shkatërruar 15 kilometra të tuneleve në Gazë dhe nënëtë shtëpi të komandantëve të Hamasit.

Si nisi lufta? Përplasjet që po mbajnë botën pezull që prej të hënës…

1.Tri raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit Verior dhe sipas IDF, (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit), asnjë grup nuk mori përgjegjësinë.

2. Ushtria izraelite goditi në Gaza disa ndërtesa që sipas qeverisë përdoreshin nga militantët dhe inteligjenca.

3.Kundërpërgjigjia erdhi nga Hamas, që qëlloi me raketa Izraelin nga rripi i Gazës. Pas këtij momenti dhuna shpërtheu mes grupeve palestineze dhe izraelite brenda Izraelit.

4.Udhëtimet ndërkombëtare janë mbyllur, përfshirë edhe aeroportin kryesor atë në Tel-Aviv.

5.Janë 212 të vrarë në Gaza që sipas Izraelit ishin militantë.

Por si e sheh bota këtë përplasje?

Aleati kryesor i Izraelit, SHBA gjithashtu ka kërkuar armëpushim edhe pse ka njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Psaki tha se këshilltari i sigurisë kombëtare ka biseduar me homologun e tij në Izrael disa herë gjatë orëve të fundit. Ajo gjithashtu u shpreh se SHBA ka patur dialog të rregullt shumë herë në ditë me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari, duke qenë tepër të angazhuar. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se ajo është “shumë e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Gaza.

Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar armëpushim. Gjithashtu në Izrael ka shkuar një delegacion nga Egjipti për të kërkuar armëpushimm, gjë që u refuzua menjëherë. Nga ana tjetër, Hamas ka kërkuar një armëpushim reciprok në këmbim të pushimit të sulmeve nga ana e Izraelit në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem. Por Izraeli nuk tërhiqet. Qeveria deklaron se Izraeli nuk po kërkon një armëpushim dhe as ka interes për një gjë të tillë. Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje të ndalohen sulmet me çdo kusht ndaj mediave dhe ndaj civilëve. Italia, Egjipti, Franca dhe Pakistani kanë kërkuar që të ndalen luftimet dhe çështja të zgjidhet nëpërmjet dialogut. 

Por cila ishte shkëndija e parë e luftës?

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada. Izraeli ka aneksuar Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e quan kryeqytetin e tij, por shumica e botës nuk e ka pranuar,ndërsa Palestinezët kërkojnë pronat e tyre në më shumë se gjysmën e Jeruzalemit lindor.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 16 Maj 2021, 18:48

Pse autostradat e Kosovës janë pa pagesë?

Autostradat në Kosovë vazhdojnë të jenë pa pagesë, kurse ato mirëmbahen nga buxheti i shtetit. Në buxhetin e Kosovës për vitin 2021, për mirëmbajtjen e rrugëve ...