Politike

16 Maj 2021, 16:54 Nga DOSJA

TIRANË– Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që më 13 qershor të zhvillohen zgjedhjet e reja për kryetarin e opozitës. Mësohet se pas 2 orësh diskutime të kryedemokratit Lulzim Basha me kundërshtarët e tij, është caktuar data 13 qeshor për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së. Propozimi për datën e zgjedhjeve ka ardhur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Ky i fundit ka deklaruar se procesi i zgjedhjes brenda partisë do të hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 do të duhet që të gjitha kandidaturat të depozitohen zyrtarisht. Fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor.

Bëhet e ditur se në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana. Anëtar të këtij Komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo, ndërsa si ndihmës janë caktuar: Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. 

Numri një i PD-së, Basha ka konfirmuar se do të rikandidojë për postin e kreut të Partisë, ndërsa përballë deri më tani ka vetëm Fatbardh Kadillin. Nuk dihet nëse emrit të të dyve do t’u shtohen të tjerë. 

LAJMI KRYESOR: DEBATE dhe PËRBALLJE/ Basha mbledh Kryesinë, Kadilli: Jep dorëheqjen! Kryedemokrati: Ka ndodhur masakër zgjedhore, gishti s’duhet drejtuar në këtë sallë. Duhet bashkim!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes keshilli kombetar i pd 16 maj 2021 lulzim basha zgjedhjet per kryetar ne pd doreheqja e lulzim bashes keshilli kombetar i pd 16 maj 2021 lulzim basha zgjedhjet per kryetar ne pd

Sondazh

Poll