Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha: U blenë vota! S’mund të kemi vizione të ndryshme për zgjedhjet
16 Maj 2021, 18:35Nga DOSJA
TIRANË– Zbardhet fjala e kryedemokratit Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, përballë demokratëve. Mësohet se numri një i PD-së, Basha theksoi edhe njëherë që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit u blenë vota, duke kërkuar që të mos kenë vizione të ndryshme. Po ashtu, Basha ka shtuar se nuk kishte zgjedhur të përballej me kundërshtarët me të njëjtin monedhë, duke ngulur këmbë se do të mbajë larg krimin, bandat dhe korrupsionin.
“E gjithë struktura e PD funksionoi. Ajo që pamë është se u përballëm me një strukturë kriminale të blerjes së votës. Ka vend për të gjithë në PD, por kam bindjen se s’duhet të kemi vizione të ndryshme për zgjedhjet e 25 Prillit. Nëse pajtohemi me atë që ka ndodhur në 25 Prill, nuk mund të drejtojmë gishtin në këtë sallë. Nëse e bëjmë, i japim kundështarit tonë një armë më shumë. Shqiptarët e duan ndryshimin ndaj duhet të jemi të bashkuar dhe ti prijmë ndryshimit. Nuk do përballemi me ta me të njëjtin monedhë. Larg krimit, bandave dhe korrupsionit. Ka qenë është dhe do mbetet vizioni im çdo kohë. Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Por ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët. Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe cfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët,”-mësohet se është shprehur Basha.
TIRANË– Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhje për kreun e ri të partisë më 13 qershor. Bëhet e ditur se në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetar...
Politike16 Maj 2021, 16:54
TIRANË– Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që më 13 qershor të zhvillohen zgjedhjet e reja për kryetarin e opozitës. Mësohet se pas 2 orësh diskutim...
TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka njoftuar mediat e pranishme në Selinë e PD-së se mbledhja e Këshillit ...
TIRANË– Kryetari i PD, Lulzim Basha si përgjigje për debatet në Kryesi ka ftuar të gjithë që ti bashkohen betejës për ndryshim. Me anë të një mesazhi, ai t...
TIRANË– Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur kandidaturën për të qënë në postin drejtues të PD-së, ka debatuar ditën e sotme me Lulzim Bashën, në mbl...
TIRANË– Gjatë mbledhjes në Kryesinë e Partisë Demokratike ka ndodhur një debat mes Fatbardh Kadillit dhe Lulzim Bashës. Ka qënë Kadilli ai i cili iu është ...
TIRANË– Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë se brenda partisë ka vend për të gjithë. ‘Balkanweb’ bën të ditur se kreu i PD-së ...
TIRANË– Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka mbërritur në selinë e PD-së, aty ku do të zhvillohet një mbledhje me ...
ELBASAN– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan. Përballë mbështetësve të PD-së, Basha tha se qyteti i Elbasani...