Politike

Si e shkeli Policia “urdhërin” e Gjykatës Kushtetuese/ Heshtje për grumbullimet e Ramës, shoqërime qytetarësh

16 Maj 2021, 16:46 Nga DOSJA
Si e shkeli Policia “urdhërin” e Gjykatës Kushtetuese/

TIRANË “Tubimi është i paligjshëm, po shkelen rregullat e pandemisë. Shpërndahuni!,”-këto ishin thirrjet me megafon të Policisë së Shtetit në tubimin e dytë të zhvilluar sot në sheshin “Skënderbej” kundër luftës në Gaza. Vetëm pak çaste pasi qytetarët ishin grumbulluar paqësisht dhe me pankarta në duar, disa furgonë policie u parkuan në shesh dhe nisën me shoqërimet. 

Futjet në furgon, pa asnjë shpjegim, u shoqëruan me thirrjet e qytetarëve që kërkonin të respektohej e drejta për të protestuar dhe ngritur zërin, duke dhënë edhe shembuj të tjerë kur Policia nuk kishte vepruar. Tubimi më i fundit, u zhvillua më 27 prill nga vetëm Partia Socialiste. Pasi partia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, mori më shumë se 700 mijë vota për të drejtuar vendin edhe 4 vite të tjera, u vendos që duhej festuar. Pa distancë dhe pa respektuar asnjë masë tjetër anti-COVID, socialistët u grumbulluan për të dëgjuar fjalimin e liderit të tyre, ndërsa e shoqëronin me brohorima. Ku është ndryshimi me protestën e sotme?

Në video duket qartë grumbullimi i qytetarëve

Përse grumbullimet lejohen kur ka socialistë dhe jo kur qytetarë ngrenë zërin për fenomene të ndryshme që i shqetësojnë? Kë bezdisën të mbledhurit në shesh?

Policia pretendoi gjithashtu se nuk kishin marrë leje për të zhvilluar tubimin, në një kohë kur institucioni më i lartë i drejtësisë në vend, Gjykata Kushtetuese ka folur qartë duke rrëzuar nenin 262 për protestat: Tubimet zhvillohen me njoftim jo me leje! (LEXO KËTU)

Me çfarë të drejtë, Policia e Shtetit del kundër Kushtetueses? Përse kur shkeljet bëhen nga qytetarët, efekti është shoqërimi në Polici? Përse nuk u shoqërua askush gjatë fjalimit të Ramës?

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lufta izrael-palestine perplasje ne shesh per palestinen policia e shtetit tirane lufta izrael-palestine perplasje ne shesh per palestinen policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll