Politike

Mbledhja e Kryesisë! Basha: Në PD ka vend për të gjithë. Nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë

16 Maj 2021, 15:28 Nga DOSJA
Mbledhja e Kryesisë! Basha: Në PD ka vend për të

TIRANË– Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë se brenda partisë ka vend për të gjithë. ‘Balkanweb’ bën të ditur se kreu i PD-së ka thënë brena ambienteve të selisë, aty ku po zhvillohet mbledhja se ka bindjen se nuk duhet të kenë vizione të ndryshme në lidhje me 25 prillin.

Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër vecse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.

E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurre për nje hajdut tjeter me te madh, apo një ortak me te zote te bandave dhe mafias.”– tha Basha.

DEBATE dhe PËRBALLJE/ Basha mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD-së, analizon zgjedhjet e 25 prillit qark më qark, pritet qëndrimi i tij zyrtar, ballafaqimi i parë i kryedemokratit me kritikët

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes keshilli kombetar i pd 16 maj 2021 lulzim basha doreheqja e lulzim bashes keshilli kombetar i pd 16 maj 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll