Aktualitet

Aksident në Fier! Makina i merr nga “duart” dy fëmijët të ëmës, shoferi largohet nga vendngjarja

16 Maj 2021, 18:51 Nga DOSJA
Aksident në Fier! Makina i merr nga “duart” dy

FIER– Një aksident ka ndodhur në Fier, ku një makinë ka përplasur dy të mitur që shoqëroheshin nga nëna e tyre, 35-vjeçarja me iniciale E.B. Deri më tani është mësuar se të miturit, 7 dhe 9 vjeç, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku edhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Përveç dëmtimeve që kanë marrë në gjymtyrë, të dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që Policia ka nisur nga puna për arrestimin e shoferit, i cili pas përplasjes është larguar nga vendngjarja.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sot rreth orës 20:35, në lagjen “Apollonia”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasja E. B dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier fier aksident ne fier fier

Sondazh

Poll