Aktualitet

THIRRJE ME MEGAFON! Protesta në shesh, Policia: Tubim i paligjshëm, jemi në pandemi. Qytetarët s’ja kursejnë përgjigjen:

16 Maj 2021, 15:39 Nga DOSJA
THIRRJE ME MEGAFON! Protesta në shesh, Policia: Tubim i paligjshëm,

TIRANË– Policia e Shtetit ka kërkuar me megafon shpërndarjen e protestës që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej” kundër luftës që po zhvillohet në rripin e Gazës. Efektivët u kanë kërkuar të pranishëmve që të largohen me pretendimin se tubimi ishte i paligjshëm, ndërkohë qytetarët iu janë përgjigjur duke u kujtuar se po në të njëjtin shesh, disa orë më vonë do të mbahet një koncert. 

PJESË NGA BISEDA NË SHESH:

Policia e Shtetit: Largohuni! Nuk lejohet se jemi në kohë pandemia. Policia do të zbatojë ligjin.

Qytetarët: Fol more zotëri, pse ka koncert sot në orën 20:00.Ky ishte pandemia në kohën e fushatës.

Policia e Shtetit: Tubimi është i paligjshëm. Ju lutem shpërndahuni! Do zbatojmë ligjin!

LAJMI KRYESOR: ‘Lironi Palestinën!’/ Protestë në sheshin ‘Skëndërbej’, ndërhyn Policia, shoqërohen disa qytetarë. Tubuesit thirrje: S’jemi me Izraelin. Allahu Ekber!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet lufta izrael-palestine perplasje ne shesh per palestinen policia e shtetit tirane lufta izrael-palestine perplasje ne shesh per palestinen policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll