Aktualitet

Fermerit i shpërthen granata, dëshmitarët: I kishte ikur gjuha, u bë për ibret

16 Maj 2021, 17:27 Nga DOSJA
Fermerit i shpërthen granata, dëshmitarët: I kishte ikur gjuha, u

KORÇË– Ditën e sotme ka shpërthyer një granatë në Maliq. I plagosur mbeti Hergert Spahiu, i cili mori plagë në duar. Dëshmitarët kanë treguar se gjendja e të riut është e rëndë, e se u munduan që ti jepnin ndihmën e parë me aq sa mundeshin.

Ai plugonte ai, ne po mblidhnin arat, ai po punonte me frezë dhe pastaj plasi. Kur e pamë ne shkuam e ndihmuam, shpërthimi ishte i fuqishëm, ishte dëmtuar në dorë, nga këmbët ishte bërë gjak, ishte bërë shumë keq. E ndihmuam dhe e çuam deri te makina”, tha një dëshmitar.

Ne punonim me atë matanë, me këtë djalin, kur dëgjuam shpërthimin, ishte i fuqishëm shumë, po punonte bashkë me të shoqen, por vinte me të shoqen, ishte bërë për ibret, i kishte rënë si gjendje të fikti, i kishte ikur gjuha brenda, ka shpërthyer më parë në këtë vend”, tha një tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme, teksa fermeri ndodhej duke punuar tokën me frezë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet shperthen granata ne maliq shperthen granata ne maliq

Sondazh

Poll