Politike

Mblidhet Kryesia e PD, Kadilli: Edhe sot do t’i kërkoj dorëheqjen Bashës!

16 Maj 2021, 15:02 Nga DOSJA
Mblidhet Kryesia e PD, Kadilli: Edhe sot do t’i kërkoj

TIRANË– Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka mbërritur në selinë e PD-së, aty ku do të zhvillohet një mbledhje me të gjithë antarët. Për mediat ai u shpreh se dhe sot do të kërkojë dorëheqjen e Bashës pasi sipas tij nuk është më një zgjidhje për PD-në.


“Jam sot për ti kërkuar dorëheqjen e parevokueshme Lulzim Bashës sepse nuk është zgjidhje për PD, është problemi i PD. Sot përmbyllet një periudhë zhgënjyese për PD dhe po sot fillon një periudhë shprese. Jam i angazhuar për ta çuar përpara këtë projekt, për një PD të pastër. Jam këtu për t’i shërbyer PD, sipërmarrja është e vështirë, por përkrahja e demokratëve më bën të sigurt për të krijuar një PD të re, të pastër”, u shpreh Kadilli.

Mbledhja e sotme pritet që të shoqërohet me debate brenda anëtarëve të bluve, pasi kjo është edhe përballja e parë e kryedemokratit Basha me kritikët e tij në PD, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Paraprakisht është bërë me dije se në mbledhjen e Kryesisë, Basha do të analizojë bashkë me të tjerët, zgjedhjet e 25 prillit dhe rezultatet e dala në çdo qark. Kryedemokrati Basha do të bëjë publike në mënyrë zyrtare qëndrimin e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 25 orillit, të cilin tashmë e ka kontestuar në nëntë qarqe, ku kërkon rivotim.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes fatbardh kadilli keshilli kombetar i pd 16 maj 2021 doreheqja e lulzim bashes fatbardh kadilli keshilli kombetar i pd 16 maj 2021

Sondazh

Poll