Bota

“Ka të drejtën për t’u mbrojtur nga sulmet e Hams-it”/ Ministria e Jashtme e Izraelit falenderon Kosovën për mbështe

16 Maj 2021, 14:09 Nga DOSJA

IZRAEL– Ministria e Punëve të Jashtme në Izrael, ka shpërndarë në rrjete sociale, qëndrimin zyrtar të Kosovës në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme, ku Izraeli, po përballet me organizatën palestineze Hamas.

Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Izrael, Yacov Livne, e ka falenderuar Kosovën për përkrahjen.

“Faleminderit Kosovë”, shkruan Livne mbi reagimin zyrtar.

Ministria e Jashtme e Kosovës, orë më parë, reagoi zyrtarisht për herë të parë në lidhje me trazirat e ndodhura mes Izraelit dhe Palestinës. Ata kërkuan që dhuna të ndalet dhe paqja të rivendoset mes palëve, ndërsa e konsideruan si të nevojshme vendimin e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nga sulmet e iniciuara nga Hamas-i.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ministria e puneve te jashtme ne izrael ministria e puneve te jashtme ne izrael

Sondazh

Poll