Bota

ME VIDEO: Grushte dhe shqelma, sherr masiv në aeroportin e Lutonit, 3 paragjerë përfundojnë në spital

15 Maj 2021, 19:02 Nga DOSJA
ME VIDEO: Grushte dhe shqelma, sherr masiv në aeroportin e Lutonit, 3

BRITANI E MADHE- 17 persona janë prangosur pasi u përfshinë në një përleshje masive në aeroportin e Lutonit, ku tre të tjerë mbetën të plagosur. Pamjet e publikuara nga mediat britanike tregojnë qartë momentin kur të përfshirët në sherr godasin njëri-tjetrin me valixhe, ndërkohë që gjaku përhapet në dysheme.

Mendohet se sherri nisi pasi një burrë hodhi një shishe drejt një gruaje, e cila ishte duke ofenduar një tjetër grua në aeroport. Ndërsa disa pasagjerë të tjerë bërtisnin ‘ndalo’, grupi sulmonte njëri-tjetrin me karriget në zonën e pritjes. Ndërkohë Policia po heton përleshjen dhe autoritetet e aeroportit u kanë kërkuar falje pasagjerëve të tjerë për shqetësimin e shkaktuar.

“Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar nga ky incident i izoluar. Por kemi qasje zero ndaj dhunës. Ne të kërkojmë falje sinqerisht tek çdo pasagjer i prekur. Katër persona u plagosën, dhe tre u dërguan në spital me lëndime të rënda,“-ka bërë me dije Policia.

PAMJE NGA PËRPLASJA:

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota aeroporti i lutonit aeroporti i lutonit

Sondazh

Poll

Bota 15 Maj 2021, 17:15

DW: Ekipe të përziera futbolli në Holandë

Shoqata Holandeze e Futbollit e quajti këtë vendim një “moment historik” me të cilin dëshiron që vajzat dhe gratë të kenë një vend në peizazhin e fu...